LARMI SHFAQJESH NË TEATRIN “SKAMPA”
LARMI SHFAQJESH NË TEATRIN “SKAMPA”

Sezoni i ri artistik në Qëndrën e Artit Skampa do të sjellë një larmi aktivitetesh që do të ngjiten në skenën e teatrit për publikun elbasanas.

E përfunduar tashmë me sukses shfaqja “Darka e lamtumirës” çeli sezonin e ri kulturor dhe hodhi hapin e parë drejt një sezoni që premton të jetë tejet impenjativ.

Aktualisht ka filluar puna për premierën e veprës “Volpone”.

Drejtori i Qëndrës së Artit në një intervistë për TV Skampa zbulon disa nga aktivitetet që do të ngjiten në skenë. Vlen të theksohet se jashtë vëmendjes nuk kanë mbetur as fëmijët, për të cilët është menduar gjithashtu për të sjellë shfaqje artistike.

Të gjithë artdashësit do të kenë mundësinë që të ndjekin një sezon të larmishëm shfaqjesh në teatrin Skampa. Sezoni i ri startoi me shfaqjen “Darka e lamtumirës“ dhe do të kulmojë me mbrëmjen Gala të fundvitit.

Edisona Skenderi