Këngëtari shqiptar Egzon Pireci ka folur së fundmi rreth jetës së tij personale dhe profesionale.

I ftuar në ‘Ftesë në pesë”, Pireci foli edhe për vështirësitë ekonomike që ai ka hasur në jetë dhe se sa shumë ka ndihmuar muzika në lidhje me këtë gjë.

Këngëtari tha se me muzikën dhe me këngët popullore ka arritur të shlyejë kredinë për një vit, gjë që s’do ta kishte bërë kurrë me një rrogë mujore.

“Me ta thënë drejtë një kredi që kam provova ta paguaj me rrogë por nuk ia dola. U desh që të dilja me popullore që të shlyeja kredinë për një vit.

Për një vit!,”-tha Egzoni, duke vënë kështu në dukje se muzika popullore sjell më shumë fitime.