Gjatë muajit nëntor të këtij viti kanë marrë lejen e legalizimit 3142 familje shqiptare.

Kështu deklaroi sot kryetari i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), Artan Lame në një konferencë për shtyp.

“Nga këto 3142 leje legalizimi rreth 300 janë dhënë vetëm në zonën e Kasharit, të NJB. 6 dhe NJB. 7”, theksoi Lame.

Kreu i ALUIZNI-it ftoi të gjithë qytetarët që kanë ende procedura legalizimi në proces, të vijojnë si deri më sot të bashkëpunojnë me punonjësit dhe drejtoritë tona rajonale për përmbylljen e këtij procesi./k.s/ /a.g