“Të lutem, nga ty kërkojmë një gjë të vogël, por për ne është e madhe: të buzëqeshësh gjithmonë dhe të mos jesh kurrë e mërzitur. Mësuesja, nëna jonë e dytë”.

Këto janë fjalë fëmije, por mësuesen e nxorën nga një gjendje e vështirë në të cilën e kishte futur jeta.

Ilirjana Herri, mësuese në shkollën “Ali Agjah” të Elbasanit, tha: “Unë rashë në gjendje tepër të trishtueshme. Forcën e gjeta pikërisht te kjo letër. Unë buzëqesha pikërisht për këta fëmijë”.

Do të kalojnë breza të tërë fëmijësh, të cilët plot me dashuri mësuese Lili do t’i përcjellë në rrugën e jetës. Plot 7 Marse do të festojë, por asnjëherë nuk do të harrojë këtë letër, asnjëherë nuk do të harrojë se nxënësit janë familja e saj.

Mësuesi është prind i dytë, jemi mësuar të dëgjojmë përherë, por edhe pse brezat ndërrohen, fëmijët rriten, ata mbeten familja e dytë dhe e çmuar e çdo mësuesi.