Leximi duhet të jetë prioritet, e thotë edhe shkenca
Leximi duhet të jetë prioritet, e thotë edhe shkenca

Më shumë se 25% e amerikanëve të rritur e kanë pranuar se nuk e kanë lexuar as edhe një pjesë të vetme të një libri gjatë vitit të kaluar. Kështu thonë statistikat që vijnë nga ”Pew Research Center”.

Nëse jeni në mesin e atyre njerëzve që nuk lexojnë fare, atëherë më poshtë do t’ju sjellim shkencën që e mbështet idenë se leximi është gjëja më e mirë për ju në shumë aspekte të ndryshme.

Leximi i librave triller ju ndihmon të jeni më mendje hapur dhe më kreativë.

Sipas hulumtimeve të kryera nga Universiteti i Torontos, pjesëmarrësit e studimit të cilët kishin lexuar histori të shkurta fiktive kishin rezultuar të jenë shumë më mendje hapur sesa lexuesit e eseve.

Autorët kishin thënë se, përderisa leximi i libravejo triller u mundëson studentëve të mësojnë mbi një çështje të caktuar, mund të mos u ndihmojë gjithmonë të mendojnë rreth saj.

Personat që lexojnë libra jetojnë më gjatë.

Të paktën kështu thonë hulumtuesit e universitetit Yale të cilët kishin studiuar 3,635 persona më të vjetër se 50 vjeç dhe kishin zbuluar se ata që lexojnë libra 30 minuta në ditë jetojnë mesatarisht 23 muaj më gjatë sesa lexuesit e revistave ose se ata që nuk lexojnë fare.

Siç duket, praktika e leximit të librave krijon angazhim konjitiv që përmirëson shumë gjëra, përfshirë fjalorin, aftësitë e mendimit dhe përqendrimin. Gjithashtu ndikon edhe në inteligjencë emocionale, perceptim social, etj.

Leximi i 50 librave në vit është diçka që shumë lehtë arrihet. Ndonëse leximi i një libri në javë mund t’ju duket si e pamundur, faktikisht është diçka që shumë lehtë mund ta bëjnë edhe personat me agjendën më të ngarkuar. /atsh