Rreth 6 vite me parë Ali dhe Rruzhdie Balliu nga fshati Dragostunjë i Librazhdit do të niseshin së bashku drejt Sirisë për të gjetur djalin e tyre i cili i’u kishte thënë se do të shkonte në Arabinë Saudite për studime, por kjo nuk ndodhi kurrë. Gjatë të vetmes telefonatë që mundi të bënte me të birin Aliu mësoi se ai nuk ndodhej për studime në Arabinë Saudite por ishte rekrutuar për të luftuar në Siri.

Të frikësuar nga ajo se çfarë mund t’i ndodhte të birit çifti Balliu udhetoi drejt Sirisë për ta gjetur atë. Por ritakimi më të nuk shkoi ashtu siç ata prisnin pasi gjatë luftimi i biri i tyre humbi jetën. Sot Rruzhdia ndodhet në kampin famëkeq Al Hawl.

Udhëtojmë drejt fshatit Dragostujë ku takojmë vëllain e Aliut, Tahir Balliun i cili tregon rrjedhën e ngjarjeve se si vëllai dhe bashkëshortja e tij përfunduan në kampin famkeq në Siri dhe që prej 6 vitesh ai nuk ka komunikuar me të vëllain, madje sot nuk di asgjë për fatin e tij.

Tahiri thotë se veç djalit që humbi jetën në Siri çifti ka edhe 4 fëmijë të tjerë të cilët jetojnë në Shqipëri ,3 prej tyre në qytetin e Vlorës dhe një në Kavajë. Nga komunikimi i fundit që djali i tij ka pasur me Rruzhdien ka mësuar se ajo dhe Aliu nuk janë më në të njëjtin kamp, ata janë ndarë dhe ajo nuk ka asnjë informacion se ku ndoshet Aliu nëse është gjallë apo jo.

Ndaj, sot, Tahiri i bën apel shtetit shqiptar që të bëjë ç’është e mundur që t’i kthejë të dy bashkëshortët pranë fëmijëve të tyre.

Por çifti Balliu nuk janë e vetmja familje e cila ndodhet në Siri ,po ashtu Tahiri thotë se fshqinji i tij “Shyqyri Kasa ” ndodhet në Siri. Edhe banorët e fshatit kanë dijeni për këto largime por për ta kjo është diçka për të cilën nuk duhet folur.

Pjesa më e madhe e banorëve të këtij fshati i përkasin besimit Musliman,për këtë arsye pak vite më parë u ndëruar edhe xhamia në qëndër të fshatit e cila sot qëndron e mbyllur dhe pa besimtarë.