Sistemi i ri i fiskalizimit, i cili do të nis zbatimin në 2020-ën pritet të reduktojë ekonominë informale.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se ky sistem pritet të ndikojë në transparencën dhe kontrollin e transaksioneve tregtare, nga ku gjenerohen detyrimet tatimore.

“Marrja në kohë reale e transaksioneve biznes-konsumator si dhe me pas e atyre biznes-biznes nëpërmjet përdorimit të faturës elektronike, synon që brenda një periudhe 2-3 vjeçare, të rrisë parametrat e TVSH-së së brendshme nga 8.8% e PBB-së, në 9.1 % të saj”, tha Denaj.

/a.gjonaj/ /a.g/