Ligji i ri për ushqimet tradicionale, impak në agroturizëm

-Tradita e kuzhinës shqiptare është e pasur me receta të mrekullueshme e përshtatur me produktet vendase të freskëta të çdo stinë, duke u bërë kështu një vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit dhe veçanërisht të agroturizmit në Shqipëri.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (AZHBR) po finalizohet ligji e ri për ushqimet tradicionale shqiptare, që detajon specifika për shitjen e këtij ushqimi dhe i hap rrugë iniciativave për zgjerimin e gamës dhe këtyre ushqimeve, që janë një trend më vete në paketën turistike shqiptare, jo vetëm për vizitorët vendas por edhe specifikisht për turistët e huaj.

Zv.ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi duke folur për paketën mbështetëse të qeverisë për programin kombëtar 100+ fshatrat, në takimin e organizuar sot në Tiranë për agroturizmin, tha se hartimi ligjit për ushqimet tradicionale, i vjen në ndihmë këtij sektori edhe përmes nene të veçantë për inkubatorët, që cilët plotësojne standardet e sigurisë ushqimore të ushqimeve të gatuara në kushtet e shtëpisë.

“Ligji garanton sigurinë e ushqimeve tradicionale dhe atyre të prodhuara në kushtet e shtëpisë për të gjithë konsumatorët dhe turistët e vizitorët dhe i kërkojnë më shumë”, tha Gjeçi./ATSH