Vendimi i qeverisë për përjashtimin nga Tatitmi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) të inputeve bujqësore ka hyrë zyrtarisht në fuqi.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe bashkë me të edhe lista e detajuar e kategorive të input-eve bujqësore, farëra, fidanë dhe pesticideve që do të tregtohen pa ngarkesë fiskale.

Në listë bëjnë pjesë: Plehëruesit me origjinë bimore apo shtazore, nëse janë apo jo të përzier së bashku apo të trajtuar kimikisht; plehëruesit e prodhuar nga përzierja apo trajtimi kimik i produkteve bimore apo shtazore; Ure që përmban më shumë se 45% ndaj peshës azot ndaj produktin të thatë; Sulfat amoni; kripërat e dyfishta dhe përzierjet e sulfatit të amonit dhe të nitratit të amonit; Nitrat amoni, nëse është apo jo në solucion ujor: Kripërat dyfishe dhe përzierjet e nitratit të kalciumit dhe nitratit të amonit etj,

Deri në fund të vitit 2018 TVSH-ja për farat, fidanët, plehrat kimikë dhe pesticidet ishte 6%. Duke filluar nga sot inputet bujqësore përjashtohen automatikisht nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

Vendimi është përshëndetur nga shoqatat e Fermerëve, të cilët shprehen se kjo iniciativë e qeverisë ulë kostot për fermerët dhe shmang kontrabandën.

“Fermerët nuk do të blejnë më inpute bujqësore me TVSH, çka do të thotë se do të paguajnë më pak për produktet bazë që përdorin në mbjelljen e tokës së tyre”, shprehet shoqatat e Fermerëve. e.xh/ /a.g/ATSH