Kopshti Nr 6 në qytetin e Elbasanit, është një ndër shumë  kopshtet e qytetit i cili i është nënshtruar një rehabilitimi total, duke ofruar kushte komode dhe të ngrohta për vogëlushët.

Fëmijët e kopështit kanë pritur në një vizitë të papritur Kryetarin e Bashkisë Z. Gledian Llatja i cili ka kryer edhe një bashkëbisedim të ngrohtë dhe naiv me fëmijët e këtij kopështi.

I pritur nga stafi i edukatorëve dhe vetë fëmijët, Llatja ka premtuar fëmijët se investimet në kopështe do të vijojnë, pasi Bashkia e Elbasanit i ka në prioritet fëmijët, të cilët sipas tij “ janë e ardhmja e qytetit por edhe e mbarë vendit”.

Ndërsa në një postim në Facebook, kreu i bashkisë Gledian Llatja ka shprehur lumturinë për edukimin që i bëhet vogëlushëve.

🏫 Kopshti nr.6 pret cdo ditë më shumë se 100 fëmijë të #Njësisë2.🧒👧 Jam shumë i lumtur që gjenerata e së ardhmes rritet dhe edukohet në kushte optimale, me një godinë tërësisht të rehabilituar dhe me ambiente miqësore.🤩🎈
#ElbasaniqëDuam🇦🇱/m.s/