Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, vizitoi policët e plagosur gjatë protestës së opozitës, në Spitalin e Traumës.

“Pasojë e një protestë të dhunshme, të maskuar nga nata dhe maskat e vërteta, si ato që përdor jo rrallë krimi”, shprehet ministri.

Mirënjohje për punonjësit e Policisë shqiptare, tha ai, dhe solidaritet me fëmijët, bashkëshortet, nënat dhe familjarët e tyre.

“Organizatorët dhe ekzekutorët e dhunës, kanë sulmuar jo vetëm institucionet kushtetuese dhe Policinë, por edhe qetësinë e qytetarëve, rendin publik dhe imazhin e vendit dhe për këto do të mbajnë përgjegjësi ligjore, publike dhe politike. Dhuna nuk është opsion”, deklaroi ministri Lleshaj. /atsh