Në Elbasan është zhvilluar takimi i parë i “Llogaridhënies” i cili synon të zhvillojë bisedime me qytetarët në të gjitha Njësitë Administrative dhe lagjet e qytetit, për të dëgjuar problematikat e tyre.

Në këto takime marrin pjesë ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, kryetarë të bashkive dhe drejtorë të çdo drejtorie rajonale. Në qarkun e Elbasanit, llogaridhënia nisi nga Bradasheshi.

I pranishëm në takimin e zhvilluar me banorë të Bradasheshit ishte Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi i cili jo vetëm shpjegoi nismën e qeverisë, por ju përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me dikasterin që përfaqëson.

Ishin të ndryshme shqetësimet e ngritura nga banorët e Bradasheshit. Ato morën përgjigje dhe u deleguan në drejtoritë përkatëse, ndërsa kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini edhe një herë sqaroi vendimin që nuk lejon mjetet e e transportit interurban të hyjnë në qendër të qytetit.

Kjo çështje u sqarua më tej edhe nga zv.Ministri i Transporteve dhe deputeti Balla.

Taulant Balla Kryetar Grupi PS Takimet e Llogaridhënies do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë dhe përmes tyre qeveria synon të realizojë qëllimin kryesor të saj, atë të bashkëqeverisjes me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi.