Tregu i lodrave në vendin tonë do të ketë një kontroll referuar disa kritereve, njofton Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut. Mjekët toksilogë njoftojnë se përmbajtja toksike në lodra është e rrezikshme për fëmijët, ndërsa prindërit thonë se kanë minimizuar blerjet për shkak të shqetësimit nga lëndët toksike.

Lodrat me plastikë, por edhe pellushë, shpesh janë kthyer në një shqetësim për prindërit.

Përmbajtja toksike e tyre e përfolur së tepërmi në vendet evropiane është një alarm që prek edhe vendin tonë.

Por, Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut thotë se do të ketë një vëmendje më të lartë ndaj  bizneseve që operojnë në fushën e tregtimit të lodrave për fëmijë, duke kërkuar edhe plotësimin e disa standardeve.

Markimi CE i konformitetit dhe dokumentacioni teknik ku të përfshihen analiza dhe vlerësimi i risqeve janë ndër kushtet kryesore.

Po ashtu edhe paralajmërimet si mosha, kufizimet etj, duhet të jenë në gjuhën shqipe.

Megjithatë, mjekët toksikologë thonë se kontrolli në dogana është i pari që minimizon riskun e përhapjes së lodrave me përmbajtje toksike në vendin tonë, pasi nëse fëmijët bien në kontakt me to dëmet shëndetësore nisin  që nga irritimi i lëkurës e deri te sistemi nervor.

Alert Drishti: Në varësi të kohëzgjatjes së prezencës, konktaktit me këto lodra të fëmijës fillojnë që nga irritimet e lehta të lëkurës deri në nekroza të lëkurës, që të arrijnë deri në intoksikacion që shfaqen me depresion të sistemit nervor qendror.

Në rastet e shfaqjes së të tilla shenjave, mjeku toksikolog Alert Drishti thotë se duhet ndërprerë menjëherë kontakti me lodrat.

Ndërsa, vetë prindërit thonë se mundohen të blejnë sa më pak lodra për fëmijët e tyre për shkak të rrezikut të përmbajtjes së lëndëve toksike.

“Ndjehemi të rrezikuar, zakonisht i shohim etiketat prapa dhe mundohemi që fëmijëve të mos ua përdorim.

“Mundohemi t’ua heqim por e vështirë”.

Një hulumtim i vitit 2018 nxori se 90% e lodrave në tregjet e Maqedonisë kanë përmbajtje toksike kancerogjene, ndërkohë që i njëjti shqetësim u ngrit në Britaninë e Madhe dhe Francë./botasot