Eshtë zhvilluar sot në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” seminari me temë “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes” i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve me rastin e 70 vjetorit të Këshillit të Europës.

Takimi, në formën e një diskutimi me studentët, u organizua nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Universiteti i Elbasanit dhe Ambasada Franceze.

Rektori i Universitetit të Elbasanit vlerësoi seminarin ndërkohë që theksoi se tematika mbi gjuhën e urrejtjes është një tematikë koherente.

Të pranishme në këtë takim ishin Kreu i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë Jutta Gutzoë dhe Ambasadorja e Francës Christina Vasak të cilat përcollën mesazhet e tyre kundër gjuhës së urrejtjes, diskriminimit dhe mbrojtjes së të drejtave të gjithësecilit.

Jutta Gutzou  Kreu i Zyrës së KE-së në Tiranë (Aktiviteti ynë sot ka dy qëllime. Nga njëra anë ne lançojmë një projekt kundër diskriminimit dhe synimi tjetër është përvjetori i Kësillit të Europës. Këshilli i Eurpës është organizata politike më e vjetër në kontinentin tonë, ajo është një organizatë gjithpërfshirëse. Si pjesë e Këshillit të Europës Shqipëria kontribuon në përcaktimin e standardeve, por kontribuon ne percaktimin e ketyre standardeve në vende të ndryshme të Këshillit të Europës.)

Christina Vasak Ambasadore e Francës në Shqipëri (Paradisa javësh meministrinë e Arsimit në Shqipëri organizuam një seminar përmësuesit franko shqiptar për mesimdhënien laike të faktit fetar. Nuk do të thotë aspak të merresh me fenë sepse liria e besimit ështe e përcaktuar në dokumenta universale, por të dish se cfarë është feja për të pasur një lloj ndërgjegjësimi. Pra jam këtu për tu thënë që të gjithë të veproni për zhvillimin e kësaj vigjilence demokratike në të gjitha pikëpamjet”

Në kohën kur gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi mbeten një temë koherente në Shqipëri, legjislacioni shqiptar mbetet një temë e rëndësishme e cila u trajtua nga avokatja e popullit Erinda Ballanca dhe deputetja Vasilika Hysi.

Në 5 Maj të vitit 1949 Traktati i Lisbonës I dha jetë Këshillit të Europës, organizatës udhëheqësë të të drejtave të njeriut në continent. Sot, pas 70 vitesh, 47 vende anëtare dhe rreth 830 milionë njerëz ndajnë të përbashkët me standardet e shtetit ligjor, të të drejtave të njeriut dhe dmeokracisë.