Luljeta Dollani Kryetare e Bashkisë Gramsh
Luljeta Dollani Kryetare e Bashkisë Gramsh

Duke respektuar standardet për barazi gjinore edhe në fushën politike e drejtuese, zgjedhjet e fundit lokale vendosën në krye të disa bashkive të republikës 9 kryetare femra. Si asnjëherë më parë sot në krye të 9-bashkive postin e kryetarit e mbajnë femra.

Një ndër to është edhe kryetarja e bashkisë Gramsh, Luljeta Dollani. Kryebashkiakja e Gramshit do të hidhte hapat e para drejt politikës që në vitin 1997 duke mbajtur postin e kryetares së Partisë Socialiste për 3-vite. Në një intervistë me të zbulojmë sesi vijoi karriera e saj në një botë ku kryesisht mbizotëronin burrat.

Gjatë viteve 2000-2003 Luljeta Dollani do të merrte për herë të parë postin e kryetares së bashkisë Gramsh. Vite më pas ajo bën diferencën mes mandatit të parë dhe atij aktual.

E pyetur nëse do të rikandidojë për një mandate tjetër Dollani shprehet se kjo është një çështje politike që vë rëndësinë në atë se çafrë është më e mira për qytetin e Gramshit.

Luljeta Dollani ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës dega Filozofi.Në vitin 1997 u zgjodh si kryetare e Partisë Socialiste të rrethit Gramsh, në vitin 2000 u zgjodh kryetare e bashkisë Gramsh, detyrë të cilën e mbajti deri në 2003, pas zgjedhjeve te vitit 2015 Luljeta Dollani mban postin e Kryetares se Bashkisë Gramsh.

Edisona Skenderi