Policia e Lushjes ka vënë në pranga ditën e djeshme një 32-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë ndaj xhaxhait të tij.

Siç bëhet e ditur, në pranga është vënë Johan Sh, pasi për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht në banesën e tij, xhaxhain, H.Sh, 63 vjeç.

Lidhur me këtë ngjarje, policia thotë se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushje për veprën penale “Dhunë në familje”.

/GazetaExpress/