Borxhi kombëtar i Spanjës ka arritur shifrat rekorde duke tejkaluar 1,2 miliardë euro, që është 99.7% e Prodhimit Bruto të Brendshëm të këtij vendi, njoftoi sot Banka Qendrore e Spanjës.

Sipas të dhënave më të reja që kanë të bëjnë me tremujorin e parë të vitit 2019, borxhi publik i këtij vendi tejkaloi shifrën prej 1,2 miliardë euro.

Borxhi publik i vendit gjatë 12 muajve të fundit është rritur për 3,3%, që tregon se situata është larg objektivave që përcaktoi Qeveria e Spanjës.

Nga ana tjetër, që kur lufta tregtare SHBA-Kinë solli pasiguri në kontekstin e rritjes ekonomike, në Spanjë në masë të madhe janë zvogëluar të ardhurat nga letrat me vlerë. /atsh