Një kalimtar është përplasur pak minuta më parë nga një makinë teksa kalonte rrugën pranë qendrës së qytetit të Kamzës.

Sipas Faxweb, kalimtari është një burrë i moshës rreth 50-vjeç të cilin shoferi me ndihmën e disa kalimtarëve e ka futur në makinën e tij duke e dërguar menjëherë në spital.

Siç shikohet edhe në video, policia ka qenë e pranishme në vendngjarje pasi vendi ku ndodhi aksidenti gjendet shumë pranë Komisariatit të Kamzës.