Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Korçë ku një mjet ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se 65 vjeçari si pasojë e përplasjes ka marrë plagë të shumta dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Raportohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit, i cili tashmë është identifikuar

NEWSBOMB