Një aksident me dëme të shumta materiale dhe 5 të plagosur u shënua mbrëmjen e sotme në Pogradec në hyrje të qytetit pranë “Tuneleve Panoramikë”.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete, 2 prej tyre tip “Benz” dhe 1 mjet i vogël transporti mallrash. Përplasja e dy mjeteve tip “Benz” ka qenë e fortë si pasojë e devijimit të njërit prej tyre për të evituar përplasjen me mjetin e mallrave që po futej në një rrugë dytësore.

Menjëherë në vendngjarje mbërriti ambulanca dhe zjarrfikësja, ndërsa kjo e fundit ka asistuar në nxjerrjen e disa prej të plagosurve nga mjetet të cilët kishin mbetur të bllokuar.

Të gjithë të plagosurit me fraktura të shumta dhe thyerje u transportuan në spitalin e Pogradecit ku po marrin ndihmë mjekësore.

Për gati 1 orë është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve si pasoje e aksidentit në të dyja senset lëvizëse.

Jo më larg se 1 javë më parë në të njëjtin vend u përplasën 2 mjete ku mbetën të plagosur 3 persona.

Duket se drejtuesit e mjeteve pas rikonstruksionit të hyrjes së Pogradecit abuzojnë me shpejtësinë, duke mos zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Ora