Mami i Britney Spears, Lynne, ka shqetësuar fansat pas një postimi në Instagram.

Ndërsa këngëtarja po kontrollohet në një qendër psikiatrike për problemet e shëndetit mendor, mesazhi i Lynne shkaktoi panik tek fansat.

‘Kur luftëtarët e Perëndisë ulen në gjunjë, beteja nuk mbaron. Ajo sapo ka filluar,”-shkroi ajo.

Babai i Britney, Jamie, i cili nuk është më me Lynne, është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të problemeve në zorrën e trashë.

Ai gjithashtu është kujdestari i këngëtares dhe kontrollon financat e saj që kur avokati i Britney dha dorëheqjen muajin e kaluar.

Dhe për shkak të sëmundjes së Jamie, këngëtarja përfundoi në spital psikiatrik.

/Ora News.tv