Kampionët kanë ndjekur rivalët Manchester United duke regjistruar të ardhura mbi 500 milionë funte

Kampionët e Premier Ligës, Manchester City ka lajmëruar rekord në të ardhura prej 500.5 milionë funtesh, thuhet në raportin e tyre të përvitshëm financiar.

City ka pasur profit për vitin e katër radhazi, kurse balanci i tyre i zi është vetëm 10.4 milionë funte, derisa raporti i të ardhura në paga është ulur për 52 për qind.

City, i cili për sezonin 2016-17 ka fituar 473.4 milionë funte, është bërë klubi i dytë anglez që thyen rekordin prej 500 milionë funtesh pas Manchester United më 2016 – një shumë që fqinjët e tyre e përsëritën vitin e kaluar duke marrë 581.2 milionë funte.

City tani është klubi i pestë në Europë që ka të ardhura më gjysmë miliardi funte, bashkë me Real Madridin, Barcelonën, Bayern Munichun dhe United, kurse këtë shifra janë publikuar zyrtarisht këtë muaj. /GazetaExpress/