Nga qyteti i Elbasanit ku mori pjesë në konferencën e organizuar për Arkeologjinë Ilirike dhe të Epirit të lashtë Ministrja e Kulturës Elva Margariti ju përgjigj edhe interesit të gazetarëve lidhur me ndërhyrjen që po bëhet në qytetin e Gjirokastrës për restaurimin e Pazarit të Vjetër.

Ditët e fundit kjo çështje ka ngjallur reagime të ndryshme mbi cilësinë e punimeve që po bëhen për të restauruar një ndër vendet më me vlera që ka Gjirokastra.

Ministrja u shpreh se ndërhyrja në këtë zonë ishte e nevojshme dhe punimet janë duke u zhvilluar në mënyrë të kujdesshme që të ruhet autenticiteti i objekteve dhe i kalldrëmit.

Më tej Ministrja tha se qeveria Shqiptare dhe Ministria e Kulturës kanë edhe shumë projekte për qytetin e Elbasanit të cilët së shpejti do të vihen në zbatim.

Aktualisht Ministria e Kulturës është duke zbatuar programin “Rrugët e Besimit “ që parashikon restaurimin e objekteve të kultit në të gjithë republikën.

Edisona SKENDERI