Mariah Carey është rikthyer në televizion dhe këtë herë do të jetë mentore në sezonin e 15-të të ‘The Voice’ në NBC.

Këngëtarja e famshme bëri njoftimin në llogarinë e saj në Instagram.

“Do të jem gjyqtare për NBCTheVoice Knockouts duke filluar nga e hëna,”-shkruajti ajo.

Carey do të jetë këshilluese në ekipin e Jennifer Hudson gjatë raundeve të eliminimit këtë sezon.

Këngëtarja do të jetë mentore e 32 garuesve që kanë mbetur nga instruktorët Adam Levine, Kelly Clarkson, Hudson dhe Blake Shelton.

Më parë mentore të ‘The Voice’ kanë qenë edhe Taylor Swift dhe Miley Cyrus.

Rikthimi i Mariah vjen 5 vite pasi ajo ishte gjyqtare në  “American Idol”.

/Ora News.tv/