Marka “ADRION” në Strategjinë e Zhvillimit Rajonal të Turizmit
Marka “ADRION” në Strategjinë e Zhvillimit Rajonal të Turizmit

Marka “ADRION” në turizëm, duke përfshirë pesë shqisat e turistëve, është qasja më e re në Strategjinë e Përbashkët të Turizmit, që po dikutohet mes të gjitha shteteve që lagen nga deti Adriatik dhe Jon. 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në vijim të zbatimit të projektit “ADRION 5 SENSES”, realizoi Konferencën Rajonale për Konsultimin e Draft – Strategjisë së Turizmit dhe Planit të Veprimit për Rajonin e Alpeve Shqiptare.

Gjatë kësaj Konference, grupet e interesit, duke përfshirë përfaqësues nga institucione publike, si Bashkia Shkodër, Bashkia Malësi e Madhe, Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura Shkodër, biznese në sektorin e turizmit, organizata dhe përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues nga universitete e shkolla u mblodhën së bashku për të diskutuar dhe shprehur sugjerimet e tyre për Strategjinë Rajonale të Turizmit, orientuar drejt një modeli 5-shqisor dhe përvojave turistike gjithëpërfshirëse.

FSHZH bën të ditur se, sygjerimet dhe komentet e marra gjatë aktivitetit u reflektuan në variantin përfundimtar të Strategjisë Rajonale të Turizmit dhe Planit të Veprimit, dakortësuar nga të gjithë përfaqësuesit e grupeve të interesit.

Ndërkohë që është drejt finalizimit krijimi i Strategjisë së Përbashkët të Turizmit dhe Planit të Veprimit, për gjithë shtete e përfshira në projektin ADRION 5 SENSES

Zona Adriatik-Jon ka një potencial të lartë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. megjithatë krijimi i një modeli të qëndrueshëm turistik të bazuar në produkte dhe shërbime turistike të reja dhe me cilësi të lartë është sfida që projekti i “ADRION 5 SENSES” dëshiron të adresojë.

Një qasje holistike (shumëdimensionale) e shikimit, dëgjimit, erës, shijes dhe kontaktit, për të zhvilluar strategji efektive të markës që rrisin performancën turistike të zonës Adriatiko-Joniane, është përqasja e integruar e (markës  sensorial) inovative për zonën Adriatiko-Joniane.

Objektivi i përgjithshëm është ndërtimi dhe promovimi i markës ADRION në turizëm, duke përfshirë të gjitha pesë shqisat e turistëve.

Objektivi specifik është që të drejtojë përpjekjet e aktorëve të ADRION-it në planifikimin e qëndrueshëm të mjediseve fizike dhe virtuale dhe në zgjerimin dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore / kulturore, në mënyrë që të mbajnë turistët në sajë të kujtimeve pozitive të përvojës së jetuar.

Projekti ka për qëllim përdorimin e teknologjive për bashkë-krijimin e përvojave të përparuara. Zona Adriatiko-Joniane ka karakteristikat për të trajtuar më mirë natyrën multisensoriale të përvojës turistike me qëllim të dizajnimit të eksperiencave për thellimin e potencialit të TIK-ut.

Partneriteti të projektit janë 10 shtetet e rajonit Adriatik-Jon (Greqia, Italia, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria).

Rezultatet kryesore të kësaj nisme përfshijnë një strategji të përbashkët dhe një plan veprimi për një menaxhim më të mirë dhe më të qëndrueshëm të turizmit në zonën Adriatik-Jon, zbatimin e markës ADRION dhe veprimeve demonstruese (harta e ndjesive, platforma shumëgjuhësore e internetit dhe qendrat ekspozuese ) në dobi të autoriteteve lokale / rajonale / kombëtare, SME-ve, organizatave mbështetëse të biznesit, universiteteve etj./atsh