Marrëveshja me BE/ Lleshaj: Shqipëria, e angazhuar të plotësojë standardet europiane
Marrëveshja me BE/ Lleshaj: Shqipëria, e angazhuar të plotësojë standardet europiane

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së planit të përbashkët të veprimit në luftën kundër terrorizmit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pati një konferencë për shtyp me komisionerin e Bashkimit Europian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopoulos.

Në fjalën e tij, ministri Lleshaj falenderoi komisionerin për kontributin e dhënë në hapa e rëndësishme të Shqipërisë të hedhura drejt integrimit europian.

“Shqipëria sillet si një vend i BE ndonëse është ende në pritje të hapjes së negociatave të anëtarësim në BE, pra kjo është një provë e rëndësishme e angazhimit tonë në drejtim të vlerave dhe standardeve europiane. Shqipëria, për herë të parë u bë vendi që pret zyrën e Europolit në tiranë, është hera e parë pas Washingtonit që Europoli hap një zyrë jashtë vendeve anëtare dhe kjo është një provë e rëndësishme  e angazhimit serioz të Shqipërisë për të implementuar standardeve europiane”, – tha Lleshaj.

Sipas Lleshajt, Bashkimi Europian ka një zë të fuqishëm kushtetues në procesin e vetingut, ndërkohë që reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe sidomos reforma e drejtësisë, e kanë kthyer Shqipërinë në model në këtë fushë.

“Shqipëria mbetet një vend i angazhuar plotësisht jo vetëm në zbatimin e kësaj marrëveshje që sapo zbatuam por edhe në zbatimin e të gjitha angazhimeve të saj në drejtim të plotësimit të standardeve europiane që kërkohen prej nesh dhe mbetemi shpresëplotë që përpjekjet e popullit shqiptar do të vlerësohen edhe në vendimin e ardhshëm të Këshilit Europina sa i përket hapjes së negociatave për fillimin e anëtarësimit duke besuar që përmes kësaj drite jeshile që pritet me shumë vullnet, do të inkurajohen të gjitha forcat reformiste në vend, do të inkurajohen reformat europiane të Shqipërisë”, – theksoi ministri i Brendshëm Lleshaj. /atsh