Një masakër e vërtetë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës. 24 vjeçari Ridvan Zykaj ka vrarë me armë 8 pjesëtarë të fisit të tij me mbiemrin Zyka dhe ka plagosur 6 persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë u raportua rreth orës 18:10 minuta të pasdites së sotme (10 gusht).

Forcat Speciale po krehin zonën për të bërë të mundur arrestimin e autorit i cili mendohet se është ende i armatosur. Burimet thonë se 24 vjeçari është me probleme mendore por policia zyrtarisht nuk e ka konfirmuar ende. Viktimat janë kushërinj dhe vëllezër me njëri tjetrin, ndërsa autori ishte kushëri i dytë me ta. Nuk dihen ende shkaqet

Lajmi ne perditesim minute pas minute

Ora 18:50 Policia konfirmon: 8 te vrare 

Njoftimi i Policisë:  Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.  Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, RENEA, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 18: 20 Frike sepse autori eshte i armatosur

Policia ka shkuar në vendin e krimit dhe ka nisur puna për arrestimin e tij, ndërsa në aksion janë angazhuar forcat e policisë së Vlorës, RENEA, FNSH dhe Delta.

Kontrolle të shumta po zhvillohen në zonë nga toka dhe nga ajri.  Autori i ngjarjes dyshohet të jetë ende i armatosur, çka mund të përbëjë rrezik për forcat e rendit.

18: 15 Autori dhe viktimat nga i njejti fis

Edhe autori eshte nga ai fis.  Ngjarja u raportua rreth orës 18:10 minuta të pasdites së sotme (10 gusht).

“Një 24 vjeçar ka shtënë në drejtim të familjarëve të tij, pjesëtarë të fisit Zykaj duke lënë pas 8 viktima. Delta Force RENEA dhe efektivë të policisë së Vlorës janë vënë në ndjekje të 24 vjeçarit që dyshohet se është me të meta mendore, por ende nuk është konfirmuar. Blutë e Vlorës po krehin territorin për të arrestuar të riun që mendohet se është ende i armatosur”, raporton nga Vlora gazetarja e Ora News Jerola Ziaj.

Viktimat janë kushërinj të parë dhe vëllezër me njëri-tjetrin.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës ndërsa viktimat janë dërguar në morgun e qytetit.

Masakër në Vlorë, 24 vjeçari vret 8 pjesëtarë të fisit Zykaj

Masakër në Vlorë, 24 vjeçari vret 8 pjesëtarë të fisit ZykajPër më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-ne-vlore-viktima-dhe-te-plagosur

Posted by Ora News on Friday, 10 August 2018

Ora news