Shumë prej viktimave të masakrës së ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës janë gra dhe adoleshentë të moshave 14 ose 16 vjeçar. Megjithëse nuk është bërë ende identifikimi i plotë i tyre, paraprakisht dyshohet se dy familje janë shuar.

Gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj thotë se nga komunikimi me kryebashkiakun e Selenicës, Përparim Shametaj, disa prej viktimave janë në moshë shumë të re dhe gra. Dy familje janë shuar nga breshëria e automatikut të 24 vjeçarit.

Ndërkohë, pritet një konfirmim zyrtar për numrin e të plagosurve, që deri më tani dyshohet të jenë 6 persona.