Në prefekturën e Elbasanit është zhvilluar sot një takim për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2018. Në këtë takim të drejtuar nga prefekti Maksim Malaj gjithashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga bashkitë e qarkut të Elbasanit, inspektorë dhe drejtues institucionesh të lidhura drejtëpërdrejt me sektorin e turizmit.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i masave për një sezon turistik që ofron gjithçka në mënyrën e duhur. Prefekti tha se ky takim synon të rrisë cilësinë e punës për të përballuar fluksin e verës si dhe për ta kthyer Elbasanin në një vend turistik të frekuentuar nga turistët.

Kjo nismë e ndërmarrë nga qeveria shqiptare ka për qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Një ndër institucionet që ka një peshë kryesore për mbarëvajtjen e sezonit turistik është edhe AKU, drejtori i së cilës tha se tashmë është përgatitur plani i masave.

Gjatë takimit u bë edhe prezantimi i disa prej pikave turistike më të bukura që ofron qarku i Elbasanit të cilat pritet të vazhdojnë të jenë ndër më të vizituarat.

Edisona Skenderi