Mbappe ka thyer rekord, duke arritur në kuotën e 10 golave në Ligën e Kampionëve si 18 vjeç e 11 muaj, ndërsa iu deshën vetëm 15 ndeshje për të arritur këtë.

Talenti francez i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, ka thyer një rekord në Ligën e Kampionëve, duke lënë prapa lojtarë si; Lionel Messi, Wayne Rooney, Raul Gonzalez, Karim Benzema e Saviola.

Me golin që e shënoi kundër Bayern Munich në humbjen 3:1 të PSG-së, Mbappe shkoi në kuotën e 10 finalizimeve në Champions, duke thyer rekord si lojtari më i ri që e arrin këtë, 18 vjeç e 11 muaj.

Benzema e mbante këtë rekord si 20 vjeç e 10 muaj, që ndiqej nga Saviola (21 vjet dhe 3 muaj), Messi (21 vjet dhe 3 muaj), Raúl (21 vjet dhe 3 muaj) dhe Rooney (22 vjet).

Prej këtyre 10 golave, Mbappe gjashtë i ka shënuar me fanellën e Monacos dhe katër me atë të PSG-