Mbërrin në Romë Alvin Berisha.

Mësohet se vogëlushi shqiptar ka mbërritur në aeroportin e Romës rreth orës 7:00 nga Beiruti i Libanit dhe është takuar me babain e tij Afrimin.

Babai i tij dhe dy motrat e kanë pritur Alvinin krahëhapur në aeroport, pas përfundimit të makthit 5 vjeçar.

Tashmë vogëlushi shqiptar është i sigurt, ndërsa kryqi i kuq italian ka publikuar pamjet emocionuese nga aeroporti.

“Alvin është në Itali! Tani ai është në krahët e babait dhe motrave të tij. Së shpejti Presidenti i Kryqit të Kuq do të tregojë detajet e operacionit në një konferencë për shtyp në aeroportin e Fiumicino”, shkruan Kryqi i Kuq italian në një postim në Facebook.

Alvin Berishën e mori në Siri nëna e tij, gjatë thirrjeve që grupi terrorist ISIS bënte për rekturime rreth 5 vite më parë. Nëna e tij humbi jetën nga shpërtimi i një bombe dhe Alvini mbeti i vetëm në kampin e ish-luftëtarëve të ISIS pranë kufirit me Turqinë.

Ngjarja bëri shumë bujë në Itali, pas transmetimit të një investigimi të medias “Le lene”, e cila depërtoi në kampet e ISIS së bashku me të atin e vogëlushit.

Modifik