Raporti i progresit i fundit i Komisionit Europian për Shqipërinë, vë në dukje rritjen edhe në eficiencën e ofrimit të shërbimeve publike për qytetarët.

Konkretisht KE vlerëson shtrirjen e qendrave ADISA në trerritor. ADISA u krijua në vitin 2014 për të mundësuar ofrimin e shërbimeve nga institucione të ndryshme, brenda të njëjtit ambjent.

Kështu shkurtohet koha e marrjes së shërbimit, reduktohen burokracitë dhe përmirësohet në tërësi marrja e shërbimeve.

Mbi 1 milion qytetarë të Tiranës, Shkodrës, Fierit, Gjirokastrës, Kavajës dhe Krujës marrin tashmë mbi 400 shërbime në 6 qendra funksionale të ADIS-s në këto qytete.

Ndërkohë që deri në vitin 2021 ADISA planifikon të hapë  zyra të reja edhe në 10 qytete të tjera. Sondazhet e Bankës Botërore mbi ofrimin e shërbimeve publike në vend, konfirmojnë këto përmirësime.

Nëse në vitin 2016 aksesi dhe kënaqësia e shërbimeve publike ishte relevante për më pak se në gjysmën qytetarëve sot pjesa më e madhe e qytetarëve shprehen të kënaqur me ofrimin e këtyre shërbimeve. /atsh