Iniciativës së besimtarëve ortodoks për mbjelljen e 200 fidanëve në pyllin e Gjinarit i janë  bashkuar edhe përfaqësues të dy institucioneve si Bashkia e Elbasanit ashtu edhe  Prefektura. Të rinjtë e besimit ortodoks ishin jo vëtëm nga Gjinari por edhe nga Tirana dhe mbjellja e fidanëve të pishave sipas tyre bëhet jo vëtëm si kontribut për cilësinë e ajrit por edhe për ndërgjegjësim. Sipas të pranishmëve mbjellja e një pemë është jo vëtëm ajër më i pastër por si pasojë edhe një jetë më e shëndetshmë. Ndërkohë që të gjithë bashkë kanë bërë edhe thirrje për të gjithë qytetarët që të bashkohen në nisma të tilla, ndërkohë që komunitetin e këshilluan për ruajen dhe mosprerjen e tyre.

Edlira XHERRI