Kryeministri Edi Rama bashkë me Komisionerin Europian, Janez Lenarčič kanë vizituar banorët e strehuar në çadra në Vorë.

Nga aty, Rama është shprehur se hapi i parë që do të bëjë është rivlerësimi i katastrofave natyrore.

Më tej, ai ka zbuluar se ditën e djeshme në Samitin e NATO-s i ka kërkuar liderëave të të gjithë shteteve të marrin pjesë në një konferencë për mbkledhjen e fondeve për tërmetin.

Rama shpreson që kjo konferencë të bëhet gjatë muajit janar.

‘Gjëja e parë që duhet të ndodh është rivlerësimi i katastrofave natyrorë. KE ka qenë në kontakt me OKB për të përgatitur pikat. Dhe vetëm pasi të jetë bërë kjo gjë, ne do të vijojmë të qendrojmë në krye të Shqipërisë.

Dje nga liderat e NATO –s kam marrë miratimin pë të marr pjesë në një konferencë të përbashkët me të gjithë anëtarët e shteteve për mbledhjen e fondeve. Edhe pse nuk është në dorën time do të bëhet jo më larg se janari. Së fundmi, fal mbështetjes së Komisionit Europian ne do mundohemi t’ia dalim. Më pas do punojmë të bëjmë një raport në në lidhej me ndërtesat e pabanueshme’, tha Rama.

  • /newsbomb/