Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ka komentuar mbledhjen e sotme të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që po mbahet ditën e sotme në Luksemburg.

Hahn deklaron për mediat se diskutomet e sotme janë të vështira dhe janë një provë besueshmërie për BE-në.

“Diskutimet janë të vështira, shpresojmë për dritën e gjelbër. Kjo e sotmja është një provë besueshmërie për BE-në, pasi po bëhet më e vështirë për të dhënë shpjegim për vonesën”, thekson komisioneri.

Deklaratat e përfaqësuesve duket se kanë sjellë debate të brendshme mes vendeve të BE, pasi Franca dhe Holanda janë skpetike për hapjen e negociatave.