Evis Kushi komandohet Kryetare e PS Elbasan

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë socialiste në Elbasan ku theksoi angazhimet e PS për vitin 2020 duke filluar me pjesën më të rëndësishmë të këtij viti, që është rindërtimi i vendit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

“Viti 2020 është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë sepse është viti i rindërtimit të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Kjo fatkeqësi ka lënë pas, jo vetëm, dhimbjen e jetëve të humbura, por edhe shumë dëme ku mijëra familjejanë pa shtëpi dhe po ashtu shumë institucione të dëmtuara.
Në lidhje më këtë situatë, qeveria ka parashikuar, jo vetëm buxhet, por edhe masat për shërimin e plagëve të lëna pas nga tërmeti. Brenda vitit 2020 duhet të kenë përfunduar të gjitha shtëpitë në zonat rurale dhe të jenë ngritur po ashtu të gjitha kantieret e ndërtimit në qytete.”
Por vëmendja dhe angazhimet e tjera të qeverisë në shërbim të qytetarëve nuk do të ndalen, Balla vuri theksin tek një hap i madh përpara përsa i përket shërbimeve publike:
“Do të doja t’i kërkoja bashkisë dhe të gjithë institucioneve publike që të bëhen përçues të një hapi të madh që ka ndërmarrë qeveria për digitalizimin e shërbimeve publike.”
Kryetari i Bashkisë vuri në dukje riorganizimin e partisë për t’u bërë gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në Elbasan u komandua në krye të Partisë Socialiste deputetja Evis Kushi duke marrë detyrën pas Z. Xhevahir Budani.

Prej disa muajsh Partia Socialiste është në një proces riorganizimi, ripërtëritje dhe përgatitje për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2021.