Kryetari i Këshilli i Lartë i Prokurorisë , Gent Ibrahimi ju ka bërë thirrje prokurorëve të aplikojnë për kandidat të SPAK.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nisi sot mbledhjen ku u shqyrtuan disa çështje, mes tyre plotësimi i vendeve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit.

Kryetari KLP-së, Gent Ibrahimi u shpreh se në procedurën e aplikimit janë bërë disa lehtësi për prokurorët, ndërsa përsëriti thirrjen që të bëhen pjesë e këtij institucioni që do të luftojë korrupsionin dhe krimin.

Ibrahimi në fjalën e tij tha se “në mbledhjen e shkuar të KLP kanë nis procedurat për plotësimin e 15 vendeve vakant në Prokurorin e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe kanë kaluar më pakë se dy jave nga momenti i shpalljes së thirrjes dhe deri më tani kemi dy kandidime. Ajo çfarë është e rëndësishme dhe duhet theksuar është se këshilli në një moment të dytë vendosi që të bënte një lehtësim të dokumentacionit që u kërkohej kandidatëve përmes një e-mail që iu dërgua të gjithë prokurorëve të republikës lista e dokumenteve që kërkohej pre tyre. Kështu që ky lehtësim do të jetë më inkurajues që kandidatë të jenë më inkurajues për aplikim”.

Po ashtu, Ibrahimi u bëri thirrje të gjithë prokurorëve me integritet dhe profesionalizëm që të mos humbin këtë mundësi për t’u bërë prokuror të SPAK.

Në Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtari Bujar Sheshi propozoi shtimin e një pikë tjetër në rendin e ditës, caktimin e një prokurori tek Apeli tek Krimet e Renda.

Kryetari KLP-së, Gent Ibrahimi i propozon këshillit të shtojë në rendin e ditës propozimin për vendin bosh në gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda si rezultat në emërimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë së z. Sheshi.

Në lidhje me disa procese administrative që kanë nisur prej dy javësh, Ibrahimi tha se në lidhje me çështjen e tranzicionit dhe përgjegjësive të detyrave në lidhje me vlerësimin kalimtarë të prokurorëve nga Prokurori i Përgjithshëm tek KLP”.

“Siç është e ditur të gjithë prokurorët e Republikës po kalojnë procesin e vetting-ut me tre komponentë dhe njëri nga komponentët është vlerësimi i performancës së prokurorëve, një komponent i rëndësishëm që deri më tani në kuadër të pozitave tranzitore është kryer nga Prokurori i Përgjithshëm. Me krijimin e KLP-së, kjo përgjegjësi kalon te këshilli dhe përket qëllim është paraqitur dhe një projekt vendim që synon të sjellë pranë këshillit resurse e nevojshme njerëzore dhe teknike për të kryer me korrektësi qoftë nga pikëpamja e afateve.”- shtoi ai

Një tjetër pikë e diskutimit në mbledhjen e KLP, ishte dhe projekt vendimi i miratimit të strukturës së KLP.

“Tani radhën e ka projektvendimi i miratimit të strukturës së këshillit dhe për propozimin e buxhetit për vitin 2019. Nga komisioni janë dy propozime që njëra propozon një strukturë prej 61 punonjësish në total dhe versioni tjetër me 69 punonjës të personelit”, tha kryetari i KLP, Ibrahimi.

Po ashtu, anëtari i KLP-së, Kristaq Beluli propozon dhe një variant të tretë gjatë mbledhjes me 75 punonjës, duke shtuar një strukturë shtesë prej 6 prokurorë si strukturë ndihmëse për shkak të vetingut të prokurorëve.

/atsh