Ditën e sotme pritet të zhvillohet seanca plenare e radhës.

Një ndër pikat e rendit të ditës është votimi i dekretit te presidentit për vettingun në polici.

Ndërkohë pritet që ditën e sotme të betohen edhe deputetët e rinj të opozitës që do t’i bashkohen Kuvendit.

Gjithashtu do të betohen edhe katër deputetët e PS të cilët zëvendësuan ata që dhanë dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Nga ana tjetër, opozita e bashkuar nuk ka njoftuar për një protestë gjatë kohës që zhvillohet seanca.

Kujtojmë se herët e kaluara të rinjtë e FRPD dhe LRI kanë zhvilluar protesta simbolike para parlamentit.