Kryeministri Rama ka paralajmëruar penalitete financiare për subjektet private dhe institucionet shtetërore të cilat me dëmtimet apo mosmarrjen e masave kontribuojnë në shkaktimin e fatkeqësive natyrore, të tilla si përmbytjet.

Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e projektligjit për mbrojtjen civile, kryeministri tha se shteti nuk mund të marrë përsipër të kompensojë dëmet e shkaktuara nga vetë njerëzit.

Veç detyrimit për institucionet ligji parashikon që edhe qytetarët duhet të aplikojnë sigurimin e banesës. Por të pyetur nga tv Skampa ata shprehen se kjo është e vështirë pasi nuk arrijnë ta përballojnë ekonomikisht.

Po ashtu Ministrja e Mbrojtjes tha se ky ligj synon përqëndrimin e punës dhe parandalimin e situatave emergjente dhe jo ndërhyrjen pasi ka ndodhur.

Edisona SKENDERI