” Pyjet për qytete të qëndrueshme”ka qenë tema e vitit 2018 për Ditën Ndërkombëtare te Pyjeve.Synimi I kësaj dite vënia e theksit në rëndësinë se si pyjet dhe pemët ne zonat urbane mund te ndihmojnë në rregullimin e temperaturës dhe ujit, pastrimin e ajrit, sigurimin e ushqimit dhe strehimit, po ashtu dhe edukimin e kohezionit social dhe mirëqenien individuale.

Ekologjisti Ahmet Mehmeti në një intervistë për TV Skampa thekson se përse është e rëndësishme të kujdesemi për natyrën dhe pyllëzimin.

Ahmet Mehmeti Pyjet vetë si një formacion I madh natyror ushtrojnë një ndikom të jashtëzakonshëm pozitiv në jetën e njeriut.Në rradhë të parë me furnizimin me ajër të pastër me oksigjen,ata bëjnë që edhe dëmet që vijnë në atmosferë dhe ndotjet e ndryshme nga industria ose veprime të tjera të njeriut të amortizohen ,të zbuten  madje të zhduken fare në këtë mënyrë roli I pyjeve për pastrimin e ajrit dhe pasurimin e tij me oksigjen është I jashtëzakonshëm në jetën e njeriut.Nuk mund të mendohet jeta në tokë pa pyjet dhe bimësine që ndeshet në oqean që kontribojnë për një jetë normale te bimëve dhe të kafshëve “

Me tej z.Mehmeti vlerëson edhe nismën e ndërmarrë nga qeveria Shqiptare për pyllëzimin e vendit.Nismë të cilës I është përgjigjur edhe Bashkia Elbasan.

Ahmet MehmetiNisma e pyllëzimit është një nga nismat më të bukura ,më të rëndësishmë më me vlerë që qeveria Shqiptare ka ndërmarrë dhe po vazhdon ta zbatojë dhe kjo duhet jo vëtëm lavdëruar por edhe vetë njerzit të japin kontributin e tyre në ruajtjen e atyre që mbillen, sidomos ruajtja nga zjarret.Çdo njeri ka një detyrë të ruaj dhe të mbrojë’

Vetem pak ditë më parë Ministri I Mjedisit Blendi Klosi asistoi në mbjelljen e pemëve në kodër Krastë e cila u prek nga zjarret e verës së shkuar.Dje u mboll edhe pema e një miliont në qytetin e Gramshit.Nisma për shtimin e pyllëzimit dhe të hapsirave të gjelbra do të vazhdojë edhe në vijim.

Edisona Skenderi