Ashtu si çdi 21 janar, kanë qenë lotët e familjarëve të 4 të vrarëve në bulevardin kryesor të Tiranës, ato që kanë mbushur rrugën… teksa drejtësia vijon ende të vonojë, e me kalimin e viteve duket ende larg.
Këtë të hënë, më 21 janar, familjarët e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës e Aleks Nikës kanë marshuar në bulevardin e kryeqytetit shqiptar me lule në duar dhe lot në sy për të ndjerët që u vranë në protestën e 2011.

Së bashku me familjarët, ashtu si edhe vitet e tjera, ka qenë kryeministri Rama, i cili ka dorëzuar nga një lule në pllakatet në përkujtim të viktimave.
/Express