“Ai e bëri atë propozim dhe unë u çmenda. E godita me thikë, dy herë, pastaj me grushte në fytyrë. Mua kurrë nuk më kishte ndodhur diçka e tillë “.

Kanë qenë këto fjalët e 23-vjeçarit shqiptar Marsel Selko, i cili u dënua nga drejtësia italiane me 5 vjet e 4 muaj burgim.
Ai pranoi se në 23 nëntor të vitit të kaluar në një apartament në Montecatini kishte rrahur dhe plagosur me thikë një pensionist 87-vjeçar, i cili i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale.
Duke pasur frikë se ai do të vdiste, i riu shqiptar i mbuluar me gjak shkoi në stacionin e policisë për të kërkuar ndihmë.
Avokatja e tij mbrojtëss Laura Bertinotti kishte kërkuar lirimin duke thënë se i riu shqiptar e sulmoi pensionistin në kushtet legjitime të vetëmbrojtjes.
Si ndodhi ngjarja
Marsel Selko jetonte në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ponte Buggianese. Atë pasdite pesë muaj më parë, menjeherë pasi u arrestua ai tregoi se kishte dhunuar të moshuarin pas ngacmimeve seksuale që i kishte bërë. E kishtenjohurnjë ditë më parë (para se tëq ndodhte ngjarja) në afërsi të stacionit të autobusit.
87-vjeçari i ishte afruar dhe kishte pyetur se çfarë bënte aty. Pas bisedës, pensionisti italian i kishte shprehur dëshirën t’i bënte shoqëri pasi ishte i vetëm. Shkëmbyen dhe numrat e telefonit dhe u ndanë. Marsel Selko ishte shprehur i gatshëm ta ndihmonte kur të kishte ai nevojë.
Ditën tjetër 87-vjeçari e kishte ftuar në shtëpi për kafe. Aty nëkuzhinë ai kishte kërkuar më shumë nga i riu shqiptar, madje dhe duke e prekur. Në ato momente Marsel Selko nuk kishte duruar më dhe kishte sulmuar të moshuarin./gsh