Njohja e të drejtave të përsonave më aftësi të kufizuar ,bazuar në legjislacionin kombëtar të Konventës Ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar  ka qenë tema e një trajnimi të zhvilluar nga shoqata MED PAK  në kuadër të programit rajonal për demokracinë vendore .

Nën moton “ Më lejo dhe mundëso përfshirjen time” nisi zbatimin në Bashkinë Elbasan që prej muajit Shtator me synim fuqizimin e prindërve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar për të ngritur zërin për fëmijët e tyre.Në këtë trajnim morën pjesë prindër nga 6 njësi Administrative të Bashkisë Elbasan

AKtualisht në qarkun e Elbasanit janë 1800 fëmijë me aftësi të kufizuar të cilët kanë nevojë për shërbime të veçanta.

Gjatë trajnimit prindërit ndan shqetësimet dhe idetë e tyre për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Edisona SKENDERI