Me pishinë dhe shtretër në qiell të hapur, njihuni me jahtin më luksoz në botë
Me pishinë dhe shtretër në qiell të hapur, njihuni me jahtin më luksoz në botë

Jahti më luksoz në botë do të krijohet së shpejti nga kompania norvegjeze e lundrimit “SeaDream Yacht Club”.

Mega jahti që do të mahnisë të gjithë do të quhet “SeaDream Innovation” dhe është 152 metra i gjatë.

Ai do të jetë i pajisur me një helikopter, një hidroplan, një pishinë në natyrë si dhe shtretër në natyrë për të fjetur nën qiellin me yje.

Ky jaht do të peshojë 15.600 tonë bruto me 110 suita sigurisht të gjitha me pamje nga oqeani dhe do të ketë 9 kuverta të veçanta.

Ata që do të jenë më me fat për një udhëtim të tillë magjik biletat e para do t’i gjejnë në një vlerë prej 37,193.44 euro. “SeaDream” së shpejti do të jetë gati për lundrim.

/Ora News.tv