Armina Mevlani ishte e ftuara e djeshme në “Ftesë ne Pesë”, ku foli ndër të tjera për planet e dasmës dhe marrrëdhënien me Shkëlzen Berishën. Bieta Sulo e ka vendosur blogeren përpara një zgjedhje të vështirë, atë mes babait, Arbenit, dhe Berishës.

Moderatorja e ka pyetur Arminën se prej cilit merr këshilla, por Mevlani nuk ka arritur dot t’i ndajë. Sipas saj, babain e konsideron si mik, ndërsa Shkëlzeni e ndihmon më shumë për këshilla lidhur me anën profesionale. Mbi marrëdhënien me të atin, blogerja ka thënë se nuk i ka mbajtur asgjë të fshehtë dhe ka qenë shok i ngushtë për të në çdo etapë të jetës. Ndërsa, për Shkëlzenin, Armina shprehet: “Për gjëra pune Shkëlzenin e kam këshilluesin numër një, ai që më thotë çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëj”.

Armina ka gjetur balancën perfekte mes meshkujve të jetës së saj e duket se po e shijon këtë periudhë më së miri. /News31.al