Princi Harry ka kërkuar që tanimë të mos I drejtohen me titujt mbretërorë. Këtë deklaratë, ai e ka bërë në një event në Edinburg ku iu ka kërkuar organizatorëve t’i thërrasin thjesht, Harry. Vendimi vjen pas lajmeve se ai dhe Meghan nuk do të përdornin titullin “mbretëror” as në markën e tyre, në jetën e re që pritet të fillojnë larg familjes mbretërore.

Një muaj nga largimi përfundimtar I Princit britanik nga detyrat mbretërorë dhe rifillimi I jetës në Amerikën e Veriut, ky i fundit ka kërkuar që t’i drejtohen thjesht Harry.

Gjatë një takmi të zhvilluar në Edinburg, princi kërkoi që të mos i drejtohen me titullin, Lartësia e tij mbretërorë.

Para fjalimit, mikpritësi i eventit Ayesha Hazarika u tha të ftuarve: “Ai e bëri të qartë se ne të gjithë duhet ta thërrasim Harry.”

Edhe pse Harry nuk do të njihet më si Lartësia e Tij Mbretërore, ai ende do të jetë Princ.

Çifti po jetojnë aktualisht në Kanada me djalin e tyre Archie, por Harry është kthyer në Britani të martën, sipas mediave lokale.

Të Premten, ai do të vizitojë studiot në Abbey Road në veri të Londrës, ku Beatles regjistruan 11 nga 13 albumet e tyre, për të takuar këngëtarin Jon Bon Jovi dhe Korin e Invictus Games, të cilët janë duke bërë një regjistrim për bamirësi.

Udhëtimi i Harryt në Britani vjen pas lajmeve se ai dhe Meghan nuk do të përdornin titullin “mbretëror” në markën e tyre, një vendim që vjen pas bisedimeve të çiftit me familjen mbretërore.

/Ora News.tv/