Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, teksa ka përseritur sot prerë se Kuvendi do të votojë dy anëtarët e rinj të Kushtetueses, ka kërkuar nga presidenti i vendit të heqë maskën e të flasë troç.

“Troç me troç nuk ka, tani kur zgjidhet, e para ta sqarojmë, ore miq thelbi i reformës në drejtësi ka qenë të heqim dorë nga historia 28 vjecare që politika zgjedh anëtarët e sistemit të drejtësisë, ia hoqëm te Gjykata e Lartë, 3 i ka presidenti, 3 Kuvendi dhe 3 Gjykata e Lartë, por si? Institucioni bazë nuk është as Presidenti as Gjykata e Lartë, as Kuvendi por KED, ku aplikojnë 700 veta dhe sjell 3 veta, presidenti dhe kuvendi ka afat”- ka thënë Balla, duke kujtuar se këtë afat presidenti e ka shkelur.

Duke kërkuar që të flitet troç, Balla ka thënë se Presidenti nuk ka hall as afatet e as Kushtetutën, por të cojë në Kushtetuese një person që ai e ka të besuar. “Presidenti të heqë maskën dhe të flasë troç, nuk ka hallin e afateve as të Kushtetutës, ai ka ngulmuar që lista nga KED ti shkojë me 4 veta, se është renditur një person që ai ka besim, ka njohje. Ai do të cojë në Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibealjt”- tha Balla.

Duke folur për afatet, Balla ka theksuar se Kuvendi është brenda afatit, gjë që nuk është e njëjtë për presidentit: “Ka dalë sot nga kafja me njërin që e pi përditë dhe thotë Kuvendi është me vonesë, po si mor lum miku, ne na ka ikur afati qe jemi brenda afatit, nderkohe qe ty që të ka ikur afati ti qenke në rregull. Më 3 nëntor i ka mbarur afati Presidentit, shpikje e re kjo që presidenti paska të drejtë të pezullojë afatin, me këtë precedent ai thotë pezulloj afatin 5 vjecar të presidentit dhe e bëj 50 vjet, deri kur të më teket mua”- tha Balla.