Mediat italiane për të disajtën herë shkruajnë se Shqipëria është bërë parajsa e re fiskale për shumë italianë
Gazetarja italiane Paola Pellai, në një reportazh për gazetën italiane ‘Libero Quotidianno’ shkruan se, ‘Sapo një italian mbërrin në Shqipëri, e kupton menjëherë se sa shumë italianë janë bërë shqiptarë…pavarësisht se shumë prej tyre nuk e kuptojnë gjuhën shqipe por vendasin e flasin kaq mirë gjuhën italiane’.
Pellai shkruan se fytyra e Shqipërisë ka ndryshuar shumë që nga ‘divorci’ me diktaturën pas viteve 90’.
‘Imazhi i anijes tregtare ‘Vlora’ që u fut në portin e Barit me 8 gusht të vitit 1991 me një ngarkesë të dëshpëruarish dhe të raskapiturish, i takon të kaluarës’.
Paola Pellai shkruan se ‘Sot më shumë se 20 000 italian punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, kryesisht në Tiranë. Në Shqipëri qeraja e një apartamenti të madh në qendër të Kryeqytetit është 275 euro kurse në periferi rreth gjysma e kësaj shume. Një bukë kushton rreth 1 euro, 1 kg patate 25 cent, një birrë në lokal 80 cent, një film në kinema rreth 4 euro. Për të gjitha këto arsye Shqipëria është duke u bërë parajsa e pensionistëve italian që e shohin veten të përjashtuar nga taksat mujore vetëm duke kërkuar vendbanim në Shqipëri ose duke jetuar të paktën 184 ditë në vit, madje jo rradhazi”.