Dukesha e Sussexit ka rrëzuar nga fronti sipërmarrësen Kylie Jenner duke u kthyer në një nga femrat më me stil të këtij viti.

Sipas Lyst Index, Meghan Markle është ndër më të kërkuarat për 216 veshje që është paraqitur gjatë këtyre muajve.

Kylie Jenner ka rënë në vendin e shtatë, ndërkohë që Kim Kardashian më poshtë se vendi i dhjetë.

Kështu që klani Kardashian-Jenner nuk mban më frontin e influencueseve të veshura më mirë.

Platforma e kërkimeve Lyst llogariti të dhënat bazuar në shitje, klikime, kërkime si dhe reagime në rrjete sociale.

Lista e 10 personave të veshur më mirë për vitin 2019

1. Dukesha e Sussexit

2. Timothee Chalamet

3. Zendaya

4. Billie Eilish

5. Cardi B

6. Lisa, Blackpink

7. Kylie Jenner

8. Lizzo

9. Harry Styles

10. Billy Porter

/Ora News.tv/