Ilda Bejleri u përfshi në një aksident rrugor mbrëmjen e djeshme, ku fillimisht sipas disa mediave u raportua se moderatorja kishte goditur një 64-vjeçare me makinë dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Edhe e  moshuara i qëndroi të njejtit version në dëshminë e saj, dje dhe sot, madje duke thënë se nga përplasja ajo ishte hedhur 2 metra në distancë.

Ilda vetë reagoi me anë të disa postimeve në Instagram, ku dha version e saj të ngjarjes, në të cilin zonja ishte rrëzuar në përpjekje për të kaluar rrugën dhe nuk ndihej aspak fajtore për atë që kishte ndodhur.

Ndërkohë moderatorja ka shkruar sërish para pak minutash në lidhje me këtë aksident, sërish në një postim në Instagram, ku sqaron të vërtetën e saj të historisë, tregon për gjendjen shëndetësore të zonjës dhe për thirrjen në polici, e gjithashtu bën dhe akuza për mashtrim e përfitim.

Sipas Bejlerit e moshuara është duke kërkuar për dëmshëprblim tani që i kanë thënë(dhe po citojmë) se “mund të përfitosh noj gjë”, por që gjithçka do të jetë më e qartë kur të publikohen dokumentat e spitalit dhe pamjet e policicsë. Për të, pavarësisht respektit që ka për zonjën, mashtrimi është krim!

Në fund Ilda thotë se ndihet e qetë me veten dhe bën thirrje që nëse ka një çeshtje policia duhet të bëj punën e saj. Ndërkohë nuk harron të bëj dhe një paralajëmrim për portalet. E vetmja gjë që mund të themi është se me gjasë, kjo nuk do të jetë e fundit nga kjo histori…/News31.al